Sezoni i ri i ‘La Casa de Papel’, në shtator ose tetor të këtij viti

Netflixi përmes një komunikate ka njoftuar se sezoni i ri i serialit tejet të popullarizuar, La casa de Papel nuk do të dalë në maj ashtu siç ishte pritur.

“Pavarësisht se sezoni 4 i Money Heist doli në Netflix në prill 2020 dhe fansat  që prisnin të shihnin sezonin e ri rreth një vit më vonë, ne nuk prisnim që sezoni 5 i Money Heist të dalë në Netflix këtë pranverë”, thuhet në njoftim.

Në një letër dërguar aksionerëve, Netflixi kanë bërë të ditur se sezoni i ri i serialit mund të dalë mes korrikut dhe dhjetorit të këtij viti.

“Ne nuk e dimë ende datën zyrtare të lëshimit, por sezoni 5 i Money Heist ka të ngjarë të vijë në Netflix në shtator ose tetor 2021. Ne kemi parë raportime kontradiktore nga Express dhe Small Screen në lidhje me datën e lëshimit, por konsensusi i përgjithshëm është se do të dalë në shtator ose menjëherë pas shtatorit”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali

Read Previous

Mënyrat që do t’ju shpëtojnë nga problemet e syve

Read Next

Besnik Tahiri: Të anulohet vendimi për uljen e pensioneve