Sërish kolona në pikëkalimet kufitare, në Merdar dhe te Dheu i Bardhë pritje deri në katër orë

Edhe të shtunën në orët e mëngjesit po vazhdon të ketë kolona të gjata në disa pikëkalime kufitare të Kosovës me Serbinë, ku qytetarët në dalje po presim me orë të tëra.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në orët e mëngjesit të së shtunës kolona ka në Merdar, te Dheu i Bardhë, Mutivodë, Muçibabë, Jarinjë, etj.

Sipas raportit të orës 10:09 të së shtunës në Merdar dhe te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në katër orë, në Muçibabë dhe Mutivodë deri në dy orë, ndërsa në Jarinjë deri në gjysmë ore. /Telegrafi/

Read Previous

Transferimet më të mira në afatin kalimtar të janarit në histori

Read Next

Pas zgjedhjes së kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, betohen anëtarët e Kongresit të 118-të në SHBA