Serie A italiane do të ketë një duel interesant këtë të shtunë, ku përballë do të vihen Bologna dhe Inter-i. Dy skuadrat më në formë aktualisht në ligën e lartë italiane. Dueli do të zhvillohet në “Renato Dall’Ara” duke filluar nga ora 18:00.
Bologna ka mbetur e pamposhtur në tre nga katër ndeshjet e fundit të ligës kundër Inter-it, duke përfshirë dy ato më të fundit. Hera e fundit që emilianët shmangën humbjen në tre ndeshje radhazi kundër zikaltërve në Serie A daton në periudhën midis marist 2013 dhe prillit 2014.
Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë më 7 tetorin e kaluar, Bologna dhe Inter mund të barazojnë të dyja ndeshjet sezonale vetëm për herë të dytë në Serie A, pas 2013-14.
Bologna ka fituar dy ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Inter-it në kampionat dhe nuk ka arritur tre suksese radhazi në “Dall’Ara” kundër tyre në Serie A që nga periudha midis 1973 dhe 1975 me Bruno Pesaola si trajner.
Skuadra e Thiago Motta-s ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit, vetëm një herë ka arritur të paktën shtatë suksese radhazi në historinë e saj në Serie A: 10 nga nëntori 1963 deri në shkurt 1964 me Fulvio Bernardini në krye.
Inter-i ka fituar 72 pikë në këtë kampionat dhe në rast suksesi ndaj Bologna-s do të arrijë në 75 pikë pas 28 ndeshjesh, vetëm një herë në historinë e Serie A ka fituar një ekip më shumë pikë pas po aq ndeshjesh sezonale: Inter-i në 2006-07 me Roberto Mancini-n si trajner (76).
Zikaltërit gjithashtu mund të fitojnë të paktën 10 ndeshje radhazi vetëm për herë të tretë në historinë e tyre në Serie A: pas 17 mes tetorit 2006 dhe shkurtit 2007 dhe 11 midis janarit dhe prillit 2021.
Nga njëra anë, vetëm Inter-i (37) ka fituar më shumë pikë në ndeshjet në shtëpi se Bologna (35 në 14 ndeshje) në kampionatin aktual, nga ana tjetër klubi zikaltër është ai që ka marrë më shumë pikë jashtë shtëpisë në pesë ligat më të mira evropiane 2023-24: 35 në 13 ndeshje jashtë.
Në përgjithësi, Inter-i ka sulmin më të mirë (69 gola të shënuar) dhe mbrojtjen (13 gola të pësuar) këtë sezon në pesë ligat e mëdha të Evropës.
Joshua Zirkzee ka shënuar 10 gola në këtë kampionat, lojtari i fundit holandez që ka shënuar më shumë gola në një sezon të vetëm të Serie A ishte Ruud Gullit në 1994-95 (12).
Lautaro Martinez shënoi tre gola kundër Bologna-s në kampionat, por të gjithë në “Meazza”. “Dall’Ara” është në fakt stadiumi në të cilin argjentinasi ka luajtur më shumë minuta pa shënuar asnjëherë në Serie A (341). /Albanianpost.com