Serbja Dragica Gashiq e cila kishte ikur nga Gjakova me shkas se nuk kishte mundur të përballonte presionin mediatik të televizionit Syri, sot është kthyer përsëri në Gjakovë. Ekipi I mediumit tonë ka vizituar banesën ku është kthyer për të jetuar ajo.Edhe pamjet tregojnë se serbja është kthyer nën shoqërimin e mediave serbe dhe personave të tjerë siq I quan ajo shokë.Me tu kthyer në Gjakovë ajo është paraqitur në kuvendin komunal të Gjakovës me një kërkesë të veqantë.
Ajo ka theksuar për mediumin tonë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Gjakova, përkundrazi ka thënë se edhe djemtë e saj do të vijnë të jetojnë këtu.
Ne kemi tentuar që të marrim edhe deklarata nga shefi I zyrës komunale për komunitete dhe kthim Armend Behluli por nuk ka pranuar që të prononcohet dhe i cili edhe e ka pranuar në takim serben dhe ia ka konfirmuar kërkesën e saj.Sipas burimeve të televizionit Syri komuna e Gjakovës duhet që të njoftoj të gjitha organet kompetente si AKP-në Ambasadat, OSBE-në, UNMIK-un që prona është komunale dhe të prezantoj para tyre certifikatën e pronësisë dhe se e njëjta pronë trajtohet me ligjin për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale e cila e parasheh hapjen e ankandit.Përndryshe cdo ndërhyrje tjetër në pronën komunale vlerësohet si uzurpim dhe komuna e Gjakovës duhet ta trajtoj në bazë të procedurave për largimin e personave uzurpues, ashti siq e parasheh ligji në fuqi.