Serbia nuk e respekton Marrëveshjen e Washingtonit, lobon kundër njohjes së Kosovës

Marrëveshjen e Washingtonit nuk po e respekton Serbia, pasi po e vazhdon fushatën e saj kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq ka vizituar kryeqytetin e Zimbabves, ku ka takuar homologun e këtij shteti i cili u shpreh se do të vazhdojnë ta përkrahin Serbinë dhe mosnjohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Zimbabve ishte me Serbinë kur integriteti territorial i Serbisë u sulmua nga shpallja e pavarësisë së “njëanshme” të Kosovës. Ne e dimë që historikisht dhe kulturërisht Kosova “është pjesë e Serbisë”, dhe kur ne e mbështetëm Serbinë në OKB, ne e bëmë atë sepse i kemi njohur ato fakte, ” tha Shava.

“Ne po e bëjmë këtë sepse ne besojmë në faktet dhe të vërtetën, dhe këto janë arsyet pse ne do të jemi gjithmonë me Serbinë në forume ndërkombëtare,” tha ministri i Zimbabves.

Serbia dhe Zimbabve kanë shkëmbyer mes njëra-tjetrës vaksina përkatësisht gjëra ushqimore.

Marrëveshja e Washingtonit parashihte që brenda një viti, Kosova të mos lobonte për njohje të reja e as të aplikonte për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare, ndërkaq Serbia të ndalte fushatën e çnjohjeve të Kosovës. Prishtina zyrtare është ankuar që Beogradi nuk e ka ndalur fushatën e saj kundër Kosovës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kërkohet shtimi i qendrave të vaksinimit në qytetet e Kosovës

Read Next

Mënyra e aplikimit të fëmijëve për vaksinim, flasin nga Ministira e Shëndetësisë