Senati amerikan zgjedh gjyqtaren e parë me ngjyrë në Gjykatën e Lartë

Për herë të parë në 233 vite histori, Gjykata e Lartë Amerikane do të përfshijë një gjyqtare grua me ngjyrë, pasi Senati konfirmoi si të tillë gjykatësen Ketanji Brown Jackson në panelin prej nëntë anëtarësh.

Emërimi i gjyqtares Jackson për postin e përjetshëm përmbush premtimin e fushatës së presidentit Joe Biden për të vendosur një grua me ngjyrë në gjykatë. Chuck Schumer, udhëheqësi i shumicës, e quajti një “ditë të gëzueshme” për SHBA. Procesi i votimit u mbikëqyr nga zëvendëspresidentja Kamala Harris, gruaja e parë me ngjyrë që mban një post të tillë.

Zonja Jackson u shpreh se ka një “metodologji” të sajën për të vendosur rreth çështjeve, por jo një filozofi gjithëpërfshirëse. Ajo ra dakord me senatorët republikanë për rëndësinë e respektimit të Kushtetutës, ashtu siç është menduar nga themeluesit.

Gjatë konfirmimit të saj, demokratët promovuan përvojën e saj si mbrojtëse publike. Ajo do të jetë gjyqtarja e parë e Gjykatës së Lartë që nga Thurgood Marshall – gjyqtarja e parë me ngjyrë e Gjykatës së Lartë –  që ka disa dekada përvojë si avokate për çështje kriminale. 

Burimi: CNN, BBC, Reuters

Read Previous

Pas thuajse 30 vitesh, Pink Floyd rikthehet me një këngë të re

Read Next

14 vjet nga dita kur zyra amerikane në Kosovë u bë Ambasadë