Pas thuajse 30 vitesh, Pink Floyd rikthehet me një këngë të re

Grupi i famshëm britanik i rock-ut, Pink Floyd kanë vendosur të ribashkohen për herë të parë pas 30 vitesh, në mbështetje të Ukrainës. David Gilmour dhe Nick Mason dy nga pjesëtarët më të vjetër të grupit, bashkë me kompozitorin/shkrimtarin Nitin Souney krijuan këngën e re “Hey Hey Rise Up”, dedikuar asaj çfarë po ndodh aktualisht në Ukrainë. 

Kjo, është kënga e parë që grupi realizon që pas albumit të 1994-ës The Division Bell. Në këngën e re, muzikantët përdorin vokalin e interpretuesit ukrainas, anëtar i grupit rok Boombox, Andriy Khlyvnyuk i cili performon gjithashtu këngën e famshme protestuese “Oh, u luzi chervona viburnum” në Sheshin Sophia në Kiev. Kaq i mjaftoi grupit të famshëm për t’i lindur ideja e bashkëpunimit. 

Sipas Gilmour, (i cili ka bashkëshorten e të birit nga Ukraina) performanca në Kiev ishte aq e fuqishme sa e frymëzoi për të shkruar sërish muzikë. 

Pas thuajse 30 vitesh, Pink Floyd rikthehet me një këngë të

“Së fundmi unë pashë një video në Instagram  ku ai qëndron në sheshin e Kievit dhe në sfond ka një tempull me kupola të arta. Ai këndon në heshtje pasi për shkak të luftës asgjë nuk lëviz atje.Ishte performancë emocionuese dhe doja të krijoja muzikë për të.”- u shpreh Gilmour.

Në cover-in e videos së re të grupit, shfaqet një luledielli, që përfaqëson gjithashtu lulen kombëtare të Ukrainës. /AnabelMedia/

Read Previous

​Ministri Krasniqi: Avancimi i të drejtave të komuniteteve është prioritet

Read Next

Senati amerikan zgjedh gjyqtaren e parë me ngjyrë në Gjykatën e Lartë