Këmbësorët këtu nuk dinë si të orientohen, në momentin që ndalen makinat, këmbësorët ecin sepse semaforët ka kohë që nuk punojnë në rrugën “Hysni Dobruna” përkatësisht afër shkollës së mesme të ulët “Yll Morina”.
Ne kërkuam të informohemi për këtë problematikë, nga zyra për shërbime publike në komunën e Gjakovës dhe përmes postës elektronike pranuam këtë përgjigje.
Përshëndetje,
Që nga Janari 2021 e kemi dërguar në prokurim projektin e rregullimit të rrugës ‘’Yll Morina’’ dhe ‘’Anton Çetta’’, ku ndër të tjera ky projekt parasheh rinstalimin e semaforëve në rrugën ‘’Yll Morina’’, për shkak të ankesave nga operatorët konkurrent akoma nuk kemi kontratë për këtë projekt.
Këta semafor kanë pësuar dëmtime të rënda gjatë punimeve të kolektorit të ujërave të zeza. Sanimin e këtyre semaforëve e kemi bërë disa herë mirëpo nuk ka qenë i qëndrueshëm për shkak të prishjes së tërë instalimit elektrik.
Operatori për mirëmbajtje është kontaktuar dhe jemi duke punuar që të bëjmë një zgjidhje të qëndrueshme derisa të përfundojnë procedurat e tenderimit të projektit të rrugës ‘’Yll Morina’’ ku do të bëhet rivendosja e semaforëve të rinjw dhe modern.
Përderisa semaforët do të qëndrojnë në këtë gjendje, këmbësorët që frekuentojnë këtë pjesë duhet të jenë shumë të kujdesshëm u shprehen disa nga qytetarët që takuam sot.