Sekuestrohen mbi 2500 kg produkte ushqimore në marketet e Gjakovës

Sot Inspektoriati i tregut në komunën ë Gjakovës në bashkëpunim me policinë e krimeve ekonomike, kanë inspektuar në disa markete të mëdha të komunës së Gjakovës. Fillimisht inspektimi ka filluar në marketin Viva fresh store në lagjen Orize në afërsi të institucionit parashkollor “Ganimete Tërbeshi”. Inspektimi është fokusuar në produktet si: Miell, vaj, sheqer dhe vezë. Raftet fillimisht ishin të mbushura me vezë çmimi i të cilave ishte 4. 39 euro, por me kërkesë të Inspektoriatit ato u larguan nga raftet nga vetë punëtorët e marketit, e gjatë këtij inspektimi u sekuestruan edhe disa produkte te tjera.

Drejtori i inspektoriatit tha se sot inspektimi është fokusuar në marketet e mëdha.

Vizita e inspektorëve ka vazhduar edhe në marketin “Meridian” që ndodhet në afërsi të shkollave të mesme.

Vetëm gjatë ditës së sotme nga inspektoriati i tregut janë sekuestruar mbi 2500 kg produkte ushqimore kryesisht vaj, miell dhe sheqer , ndërsa në 4 biznese janë konstatuar parregullsi në cmime. Gjobat për këto biznese do të shqipëtohen ditëve në vijim me ndjekjen e procedurave të tjera, tha udhëheqësi i inspektoriatit të tregut

Read Previous

Kaçaniku: Treg i brishtë dhe i pakonsoliduar

Read Next

Pacientja nga Gjakova kthehet në jetë pas disa vdekjeve klinike, falenderon mjekët në QKUK