Sekuestrohen 93 kg kokainë në Itali, arrestohet një shqiptar

Një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike kokainë është sekuestruar në Itali gjatë një operacioni policor në Brianza.

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge, pasi në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 93 kg kokainë. Vlera e drogës përllogaritet në rreth 4 milionë Euro nëse do të shitej me pakicë.

Drejtoria e Policisë së Milano, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë, inicioi një hetim për të goditur trafikun dhe shpërndarjen e drogës në sheshet e Monza dhe Milano. /tvklan.al

Read Previous

“Opera në rrota” mbrëmë erdhi në Gjakovë

Read Next

Kadetët e FSK-së vizitojnë ekspozitën për fëmijët e zhdukur në luftë