Sekuestrohen 750 pula, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë sekuestruar 750 pula që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia përmes rrugëve ilegale. 

Në njoftimin e doganës thuhet se të enjten kanë ndaluar një automjet transportuar me targa vendore dhe gjatë kontrollit të tij është vërejtur se kishte të ngarkuara 750 pula të gjalla, pa asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre. 

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë. Rasti mbetet të procedohet nga njësitet e Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim./koha.net/

Read Previous

Në 24 orët e fundit Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 600 gjoba

Read Next

TikTok shkurton qindra vende pune në zhvendosje të fokusit drejt monitorimit të përmbajtjes me AI