Sekretari Rubio godet Afrikën e Jugut dhe nuk udhëton për G20

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar se s’do të marrë pjesë në Samitin e G20 që do të mbahet në Johannesburg. Rubio ka thënë se Afrika e Jugut është duke bërë gjëra shumë të këqija.

“Shpronësimi i pronës private. Përdorimi i G20 për të promovuar “solidaritetin, barazinë dhe qëndrueshmërinë”. Me fjalë të tjera: DEI dhe ndryshimet klimatike”, ka shkruar Rubio.

Ai tutje ka thënë se e ka për detyrë që të avancojë interesin amerikan dhe jo që të çoj dëm paratë e taksapaguesve amerikanë apo që të tolerojë anti-amerikanizmin.

“Detyra ime është të avancoj interesat kombëtare të Amerikës, jo të shpërdoroj paratë e taksapaguesve apo të tallem me antiamerikanizmin”.https://twitter.com/SecRubio/status/1887288685517021298

/GazetaSinjali/

Read Previous

Neymar flet për rikthimin e tij në Santos

Read Next

​Klubet kosovare mbajnë seminar me UEFA-n