Seanca konstituive, të martën Konjufca takon liderët politik

Salla C301 e Kuvendit të Kosovës, të martën e javës që vjen do të bëjë bashkë liderë politik, të thirrur nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Kjo është bërë e ditur edhe zyrtarisht përmes një njoftimi nga Kuvendi i Kosovës që kanë treguar se takimi i 8 prillit do të nisë nga ora 12:00, me pikën e vetme që janë përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Mbledhja e Kryetarit të Kuvendit me kryetarët e subjekteve politike, e martë, 8 prill 2025. Koha: 12:00. Vendi: C 301. Rendi i ditës. 1. Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.

Rregullorja e Kuvendit e përcakton se përgatitjet për seancën konstituive janë përgjegjësi e kryetarit të legjislaturës së mëparshme i cili jo më vonë se pesë ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, e thërret mbledhjen e përbashkët me kryetarët e subjekteve politike, që kanë fituar vende në Kuvend, për të përgatitur propozimin e rendit të ditës dhe për caktimin e vendeve të deputetëve në sallën e seancave plenare.

Përcaktimi i vendeve të deputetëve në sallë bëhet sipas fuqisë të subjekteve politike.

Punimet e seancës konstituive, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, i drejton deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi zgjidhen kryetari dhe të gjithë nënkryetarët./rtklive

Read Previous

Spanja prezanton një paketë prej 14.1 miliardë eurosh për të mbështetur ekonominë përballë tarifave të Trump

Read Next

Policia nis dërgimin e gjobave në adresën e pronarit të automjetit