Me tensione është zhvilluar seanca e rregullt e kuvendit komunal në Gjakovë, shkak ishte kthimi i shtetases serbe në këtë komunë. Pas shumë diskutimeve asambleistët nga opozita kanë akuzuar pushtetin komunal se kanë bërë shkelje të procedurave dhe i kanë dhënë në shfrytëzim pronën komunale gjegjësisht një apartament shtetases serbe e cila është kthyer nga Serbia për të jetuar në Gjakovë. Përgjegjësinë për pronë të komunës nuk e kërkojmë në KPA në Pejë, por në komunën e Gjakovës, ngase jemi në vitin 2021 ku i kemi ligjet tona, e jo sipas dokumentacioneve të viteve të 90-ta që janë marrë në kohën e masave të dhunshme. Kështu kanë deklaruara opozita mes tjerash. Ndërsa gjatë raportimit rreth këtij rasti dhe përgjigjeve të shumë pyetjeve kryetari i komunës Ardian Gjini mes tjerash ka deklaruara se banesa në fjalë është pronë e komunës.Por që për kthimin e serbes janë kompetente institucionet e nivelit qëndror.
Të pranishëm në këtë seancë ishin edhe nënat gjakovare ato që kanë humbur më të dashurit e tyre në luftën e fundit në Kosovë. Nesrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave” tha se nuk mund që të ketë kthim të qëndrueshëm të serbëve në Gjakovë përderisa nuk dalin para drejtësisë ata të cilët kanë kryer krime dhe të gjenden të zhdukurit.
Ne kemi kontaktuar komandantin e stacionit policor në Gjakovë për të marrë informatën e saktë se a është në banesë ende shtetasja serbe apo jo. Përmes telefonit Major Milazim Lumi ka potencuar se serbja në fjalë mbrëmë ka telefonuar Policinë e Kosovës për të iu treguar se po largohet nga Gjakova. Sipas zyrtarëve policor ajo është larguar nën shoqërimin e familjarëve të saj dhe është nisur për në Prishtinë. Por që nuk dihet se ky largim i saj është i përkohshëm. Me rastin e shtetases më tutje me rastin po merren institucionet përgjegjëse.