Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje për të kujtuar 24-vjetorin e rënies së heronjve, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se në debatin për Grevën në Kosovës edhe tetë deputetë kanë mbetur pa folur në seancën e kaluar.
“Në seancën e 15 shtatorit për grevën e përgjithshme të BSPK-së, edhe tetë tetë deputet kanë mbetur pa folur”, tha ai duke ia dhënë fjalën deputetit të LVV-së, Jahja Kokaj.
/Telegrafi/