Sindikata e arsimit vazhdimishtë është e zëshme lidhur me kërkesat e tyre, sidomos tani me kërkesën për ligjin e pagave dhe sigurimeve shendetësore për punonjësit e arsimit. Zenun Nimani kryetar i SBASHK-ut në Gjakovë tha është marrë vendim që me 8 prill të protestohet, por nuk përjashtohet edhe grevë në rast të mospërbmushjes së kërkesave të tyre.
Ai gjithashtu tha se në takimin e anwtarëve të SBASHK-ut dhe ministres së arsimit Arbërie Nagavci që është mbajtur ditë më parë, nuk ka pasur ndonjë dakordim dhe nuk është nxjerrur as një zgjidhje.
Mbështetjen e mësimdhënësve e kemi rreth 99 përqind pohoi më tej Nimani.
Ndërkohë ministrja e Arsimit, Shkenës dhe Teknologjisë gjatw ditës së sotme pwrmes një deklarate ka theksuar se nuk është koha për greva, gjithashtu edhe protestat janë të panevojshme pasi Qeveria e Kosovës është duke punuar shumë.
SBASHKU gjithashtu është duke kërkuar 100 euro shtesë për mësimdhënësit deri në realizimin e ligjit të pagave.