SBASHK-u kërkon nga qeveria edhe 100 euro shtesë mbi pagën aktuale

SBASHK-u ka një kërkesë tjetër për qeverinë, me fjalët “Oj qeveri pagat nuk kanë lëvizur me vite e çmimet ngriten çdo ditë” i është drejtuar qeverisë duke kërkuar edhe 100 euro shtesë mbi pagat aktuale duke filluar nga muaji prill.

Kjo kërkesë ka ardhur si pasojë e ngritjes së çmimeve të të gjithë artikujve ushqimorë.
E kësaj kërkese ju kanë bashkuar edhe sindikalistët në komunën e Gjakovës, Zenun Nimani, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Gjakovë tha se kemi mbështetjen e të gjithë mësimdhënësve.

Ai gjithashtu tha se jemi duke i diskutuar masat që do të mirren në rast të mos rrespektimit të kërkesave tona nga ana e qeverisë.

Nimani mes tjerash shtoi se ka vite që pagat e punonjësve të arsimit nuk kanë pësuar  rritje, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të çmimeve të  produktet bazike.

Read Previous

Në Gjakovë 228 persona kanë humbur jetën që nga paraqitja e rastit të parë me COVID – 19

Read Next

Zelensky: Do ta rindërtojmë Ukrainën