Samsung zbulon detaje për Galaxy Z Fold7

Gjiganti teknologjik Samsung pritet të prezantojë zyrtarisht gjeneratën e re të telefonave të palosshëm — Galaxy Z Fold7 dhe Galaxy Z Flip7 — gjatë muajit korrik 2025.

Ndërsa data zyrtare e lansimit ende nuk është konfirmuar, kompania ka nisur të ngrejë pritshmëritë përmes disa “të dhënave” që theksojnë përmirësimet e mëdha në dizajn dhe performancë.

Në “detajet” më të fundit, Samsung premton një seri më të hollë, më të lehtë dhe më të avancuar se kurrë më parë, duke i cilësuar pajisjet e reja si kulmin e inovacionit në tregun e “të palosshmëve”.

Këto detaje përputhen me raportet paraprake që sugjeronin se Galaxy Z Fold7 do të jetë telefoni më i hollë i palosshëm deri tani, duke lënë pas konkurrentët në këtë aspekt.

Përveç dizajnit të rafinuar, Samsung ka theksuar edhe qëndrueshmërinë e përmirësuar të pajisjes, duke premtuar një eksperiencë më të sigurt dhe më të qëndrueshme për përdoruesit.

Këto zhvillime të reja kanë shtuar kuriozitetin dhe entuziazmin në pritje të lansimit zyrtar të serisë Galaxy Z 2025, e cila pritet të vendosë standarde të reja në botën e teknologjisë mobile. /Telegrafi/

Read Previous

Presidentja Osmani udhëton për vizitë zyrtare në Japoni

Read Next

​Nora Gjakova kandidon për post të rëndësishëm në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos