Qytetarëve në këtë kohë pandemie patjetër qe iu duhet të bëjnë edhe blerje. Meqë numri i të infektuarve dita-ditës po rritet, rreziku mund të jetë edhe më i madh. Në njërën nga marketet në Gjakovë na treguan se sa po i respektojnë qytetarët masat mbrojtëse.
Klientët shprehen që po i respektojnë këto masa dhe kanë një apel për qytetarët.
Gjithashtu edhe në qendrat tregtare situata është në kontroll. Menaxheri i kësaj qendre tha se po mundohemi që gjithcka të jetë sipas rregullave dhe klientët të respektojnë këto masa.
Nga këtu u apelua që të gjithë qytetarët të kontribuojnë duke respektuar masat të cilat parashohin, parandalimin e përhapjes së virusit.