Sa persona lejohen në një sallë dasmash?

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka folur për lejimin e mbajtjes së dasmave në Kosovë nga 15 qershori.

Sogojeva ka deklaruar se lejohet përdorimi i 30 përqind të sallës ku mbahet dasma.

“Duke respektuar manualin e sotshëm që është në 10 metra katror lejohen pesë persona, nëse e llogarisim në 100 metra katror dalin 50 veta. Kur salla i ka 1000 deri 1200 metra dalin diku gati 200 persona që lejohen në sallë”, ka thënë Sogojeva.
Ai ka thënë se në takimin e fundit të OHT-së me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, janë realizuar 95 përqind e kërkesave të tyre./Ekonomiaonline

Read Previous

Sogojeva: Rreth 50 përqind e punëtorëve kanë humbur punën

Read Next

Qeverisë Kurti i shtohet edhe një zëvendësministre