Me zgjedhjen e drejtuesve të Parlamentit të Strasburgut, rreziku i roleve kryesore në institucionet evropiane po zbehet, por sa do të fitojnë përfaqësuesit e BE-së?
Ursula von der Leyen, presidentja në largim e Komisionit Evropian (KE) ka një pagë bruto prej 27 mijë e 436.90 euro në muaj.
Trashëgimtari i Charles Michel në presidencën e Këshillit Evropian ndoshta do të fitojë të njëjtën shumë si Presidenti i Komisionit.
Në fakt, sipas rregullores së vetë Këshillit Evropian, paga bazë e drejtuesit është e barabartë me 138% të pagës më të lartë mes zyrtarëve (niveli 16, hapi i tretë).
Kjo shifër është e ngjashme me atë të nënkryetarëve të Komisionit, të cilët marrin 125% të pagës së zyrtarit më të lartë, ose afërsisht 24 mijë e 852.26 euro.
Komisionerët e tjerë, megjithatë, marrin 112,5% të së njëjtës pagë, përveç shtesave të parashikuara, pra 22 mijë e 367,04.
Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Mbrojtjes ka një pagë mujore pak më të ulët: 24 mijë e 994.
Paga bazë përfshin gjithashtu përfitime dhe shtesa të cilat, në parim, mund të dyfishojnë pagesën që arrin çdo muaj në llogaritë e mbajtësve të pozicionit, në varësi të faktit nëse ata kanë bashkëshort ose fëmijë në ngarkim.
Një shumë e madhe, e cila megjithatë vjen me një taksë “solidariteti” (7%) dhe një taksë për Bashkimin Evropian.
Ndërsa duhet mbajtur mend se ata nuk paguajnë taksa në vendin e tyre të origjinës.
Totali, të paktën për paraardhësin e Komisionit, Luksemburganin Jean-Claude Juncker, ishte 33 mijë e 506.89 euro në muaj.
Parlamenti i BE-së
Për sa i përket presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e sapo rizgjedhur dhe 14 nënkryetareve të saj, sipas statutit të miratuar në vitin 2005, shpërblimi i tyre është i barabartë me atë të eurodeputetëve të tjerë.
Megjithatë, një shifër jo e papërfillshme, duke marrë parasysh se shtesat për shpenzimet e përgjithshme të barabarta me 4 mijë e 950 euro në muaj dhe kompensimi i jetesës, e barabartë me 350 euro në ditë, duhet t’i shtohen shtesës mujore neto prej 7 mijë e 853,89 (pas zbritjes së taksave dhe kontributeve të sigurimit të BE-së).
Krahas shpenzimeve të paguara të udhëtimit dhe mjekësore të rimbursuara (në masën 67%), ka një dëmshpërblim në fund të afatit, i barabartë me pagën e një muaji për çdo vit të mandatit.
Me pak fjalë, një eurodeputet merr një pagë prej rreth 18 mijë euro në muaj.
Ndërsa për Metsolan për të cilën mund të llogariten edhe shtesat e përfaqësimit dhe misionit (mund të arrijnë deri në 3 mijë e 500 euro në muaj) po flasim për një pagë nga 20 deri në 25 mijë euro. /Albanianpost.com