Sa është kostoja e kartonëve në Kupën e Botës për Klube?

Jo vetëm rreziku i një skualifikimi nga gara. Sanksionet disiplinore në Kupën e re të Botës për Klube me 32 ekipe, të krijuara nga FIFA, kanë një kosto që shkon përtej kufijve të fushës së lojës dhe paguhen shtrenjtë.

Detajet dalin nga Kodi Disiplinor i FIFA-s, i integruar me gjobat që lidhen me turneun që po zhvillohet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ashtu si me turnetë e tjerë të organizuar nga Federata Botërore e Futbollit, Kupa e Botës për Klube parashikon gjithashtu sanksione financiare për lojtarët që marrin kartonë të verdhë ose të kuq (pavarësisht nëse janë rezultat i përjashtimeve të drejtpërdrejta apo një shumë paralajmërimesh të marra gjatë ndeshjeve).

Por sa kushtojnë sanksionet disiplinore?

Në detaje, këto janë gjobat për ata që ndëshkohen ose përjashtohen: Karton i verdhë – 10,000 franga zvicerane (afërsisht 10,600 euro); Karton i kuq indirekt – 15,000 franga zvicerane (afërsisht 15,900 euro); Karton i kuq direkt – 20,000 franga zvicerane (afërsisht 21,300 euro); Sjellje josportive nga ekipi – 15,000 franga zvicerane (afërsisht 15,900 euro).

Gjoba për sjellje josportive nga skuadra vendoset përveç sanksioneve individuale në rast se gjyqtari vendos sanksione disiplinore ndaj pesë ose më shumë lojtarëve të të njëjtit skuadër gjatë një ndeshjeje. /Albanianpost.com

Read Previous

10 klubet që fitojnë më shumë nga sponsorët teknikë

Read Next

OBSH: 17% e popullsisë në Evropë vuan nga çrregullime mendore