Sa çifte u shkurorëzuan në Kosovë në vitin 2024?

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka paraqitur të dhëna për shkurorëzimet në Kosovë.

ASK bën të ditur se në vitin 2024, janë regjistruar 2.146 shkurorëzime dhe numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në Prizren 209 raste të shkurorëzuarve ose 9,7%; Prishtinë 165 raste ose 7,7% dhe Pejë 155 raste ose 7,2% etj.

Krahasuar me vitin 2023, numri i rasteve të shkurorëzimeve në vitin 2024 është më i vogël për 66 raste ose 3,0%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i pestë deri në të nëntë me 32,4%, pasuar me vitin e dhjetë deri në katërmbëdhjetë me 15,1% e të shkurorëzuarve etj. /Telegrafi/

Read Previous

56 shkurorëzime në Gjakovë brenda 6 muajve

Read Next

Rasti i parë i murtajës së kafshëve në Kosovë konfirmohet në Prizren, vendosen masa kufizuese