Ruzhdi Domi sjell fotografi historike

Kjo fotografi e shkrepur më 25 mars 1999 nga fotografi Ruzhdi Domi tash e tutje do të qëndrojë e vendosur në murin e Jakova Innovation Center, e cila ndodhet pikërisht në vendin ku është shkrepur fotografia. Fatos Axhemi, drejtor i kësaj qendre, thekson se është i lumtur që kalimtarët e rastit e vizitorët do të mund të shohin si është dukur kjo pjesë e Çarshisë para 22 viteve.

Autori i fotografisë, Ruzhdi Domi, potencon se është i lumtur që ka mundur ta ruaj një dokument të historisë.

Çarshia e vjetër e Gjakovës ka qenë tërësisht e shkatërruar pas dëmeve të mëdha të shkaktuara gjatë luftës së fundit, megjithatë, një pjesë e saj është rregulluar e aty vazhdojnë të operojnë biznese të ndryshme.

Read Previous

Kanye West bëhet njeriu me ngjyrë më i pasur në historinë e Amerikës

Read Next

Tri këshilla të lehta për të ndaluar ndjenjën e lodhjes dhe plogështis gjatë gjithë ditës