Rutte: Anëtarët e NATO-s pajtohen që Irani s’duhet të ketë armë bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar për gazetarët para fillimit të samitit të aleancës në Hagë, se anëtarët e saj janë të dakorduar që Irani nuk duhet të zhvillojë armë bërthamore. 

“Kur bëhet fjalë për qëndrimin e NATO-s ndaj programit bërthamor të Iranit, aleatët kanë rënë dakord prej kohësh që Irani nuk duhet të zhvillojë një armë bërthamore”, ka thënë Rutte të hënën.

“Aleatët i kanë kërkuar vazhdimisht Iranit të përmbushë detyrimet e tij sipas traktatit të mospërhapjes së armëve bërthamore”, ka shtuar Rutte.

Ndërkaq, duke iu referuar luftës së Rusisë në Ukrainë, ai ka thënë se Irani është “i përfshirë thellësisht” atje, duke thënë se Irani ka dorëzuar dronë që Rusia po i përdor për të vrarë civilë ukrainas.

Read Previous

Berjani: Çmimet e derivateve po rriten për shkak të tensioneve në mes të Izraelit dhe Iranit