Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Ukraina kishte përdorur raketa perëndimore, me gjasë HIMARS të prodhuara nga SHBA, për të shkatërruar një urë mbi lumin Seym në rajonin Kursk, duke vrarë vullnetarë që përpiqeshin të evakuonin civilët.
“Për herë të parë, rajoni i Kurskut u godit nga raketa-hedhës të prodhimit perëndimor, ndoshta amerikanë HIMARS”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse, të premten vonë në aplikacionin e mesazheve Telegram./reuters/