Rusia tha të enjten se forcat e saj kishin marrë kontrollin e një fshati në Ukrainën lindore që ndodhet vetëm 16 km (10 milje) nga qyteti i rëndësishëm i Pokrovsk, i cili është në afërsi të rrugëve kryesore që furnizojnë forcat ukrainase në zonë.
Sulmi i befasishëm i Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë më 6 gusht është parë nga analistët ushtarakë si një përpjekje për të detyruar Rusinë të devijojë forcat nga fronti ukrainas.
Megjithatë, ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat ruse kishin arritur një mori fitoresh përgjatë frontit, duke përfshirë rajonet e Kharkhivit, Luhansk dhe Donetsk.
Ajo deklaroi se Rusia kishte marrë kontrollin e fshatit Ivanivka, si pjesë e një përpjekjeje për të siguruar rrugën nga Pokrovsk në rajonin e Donetsk. Sipas raportimeve ruse, njësitë ruse kishin mundur forcat ukrainase në një seri betejash në rajon. Reuters nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur situatën në fushëbetejë nga asnjëra palë. /reuters/