Rusia sekuestron asetet e dy bankave gjermane pas sanksioneve perëndimore

Një gjykatë në Shën Petersburg ka urdhëruar sekuestrimin e aseteve të Deutsche Bank dhe Commerzbank në Rusi, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.

Urdhri është në përgjigje të një padie mbi ndërtimin e planifikuar të një terminali të gazit natyror të lëngshëm në Detin Baltik. Bankat ishin ndër garantuesit e kontratës për ndërtimin e një fabrike të përpunimit të gazit nga një kompani shumëkombëshe dhe ajo gjermane Linde.

Por projekti u anulua pas sanksioneve perëndimore dhe bankat tërhoqën garancitë e tyre.

Në një deklaratë, Deutsche Bank tha se kishte bërë një provizion prej rreth 260 milionë euro sipas një marrëveshjeje dëmshpërblimi./abcnews.al

Read Previous

Temperatura mbi 45 gradë Celsius, ky shtet goditet nga vala ekstreme e të nxehtit

Read Next

Aksion tek Drini i Bardhë, sekuestrohen mjete të përdorura që kanë degraduar shtratin e lumit