Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e një fshati ukrainas

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se forcat e Moskës kanë marrë kontrollin e fshatit ukrainas, Zhelanne, në rrethin Pokrovsk të rajonit të Donetskut.

Bëhet e ditur se forcat ruse për muaj të tërë janë përqendruar në qytetin Pokrovsk, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Trupat e Moskës kanë lëvizur ngadalë në lindje të Ukrainës, ku kontrollojnë rreth 18 për qind të territorit.

Ajo po shtyn për kontrollin total të Donetskut dhe Luhanskut, të cilët së bashku formojnë rajonin e Donbasit./Klankosova.tv

Read Previous

Viti shkollor s’ka filluar, por mësimdhënësit duhet të respektojnë orarin e punës

Read Next

Shqipëri: Shtohet numri i të huajve që trajtohen nga varësia e heroinës