Rusia premton hapjen e korridoreve të reja humanitare për evakuimin e civilëve

Rusia do të hapë korridore të reja humanitare në qytete të shumta të Ukrainës të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve, sipas mediave shtetërore, shkruan BBC

Armëpushimi pritet të fillojë nga ora 10:00, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, në Kiev, Kharkiv, Mariupol dhe Sumy. Të gjitha këto qytete janë aktualisht nën pushtimin rus.

Gjatë fundjavës, dështuan përpjekjet për evakuimin e civilëve nga Mariupol në juglindje të vendit.

Sipas zyrtarëve ukrainas, kjo për shkak se  Rusia vazhdoi bombardimin e qytetit gjatë armëpushimit.

/abcnews.al

Read Previous

7 marsi – festa shqiptare e mësuesit

Read Next

Komandanti i Bondsteel-it: Baza e përhershme amerikane në Kosovë, do të ishte e dobishme