Rusia kërcënon Suedinë dhe Finlandën: Nëse provoni të anëtarësoheni në NATO ju pret fati i Ukrainës

Kanë filluar reagimet e para në Rusi se nëse Suedia e Finlanda provojnë të anëtarësohen në NATO, do të ketë pasoja.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të NATO-s, Maria Zakharova ka thënë të premten se Moska do të duhet të përgjigjet nëse Suedia dhe Finlanda bëhen anëtare të NATO-s, transmeton Reporteri.net.

Zakharova tha se “do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike nëse këto vende ndërmarrin hapa reciprokë”.

“Të gjitha vendet anëtare të OSBE-së në kapacitetin e tyre kombëtar, përfshirë Finlandën dhe Suedinë, kanë riafirmuar parimin se siguria e një vendi nuk mund të ndërtohet në kurriz të sigurisë së të tjerëve. Natyrisht, pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, e cila është kryesisht një aleancë ushtarake siç e kuptoni mirë, do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike, të cilat do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reagimi”, tha Zakharova në një konferencë.

Dje Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ftoi Suedinë dhe Finlandën të marrin pjesë në një samit virtual të NATO-s mbi situatën në dhe rreth Ukrainës të premten.

Në të njëjtën ditë, kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se Finlanda do të jetë e gatshme të anëtarësohet në NATO “nëse çështja e sigurisë kombëtare rrezikohet”.

Finlanda bashkëpunon me NATO-n në shumë çështje, por nuk i është bashkuar zyrtarisht bllokut./reporteri.net/

Read Previous

“Putin është i çmendur” thotë ish-Presidenti i Ukrainës i cili shfaqet me kallashnikov në dorë

Read Next

Zelensky: Jemi në Kiev dhe po mbrojmë Ukrainën