Rusia i jep fund armëpushimit, vazhdon sulmet në Ukrainë

Bombardimet ruse gjatë natës në rajonet në Ukrainën lindore vrantë të paktën një person, pasi Moska i dha fund armëpushimit të vetëshpallur për Krishtlindje dhe u zotua të vazhdojë luftën derisa të arrijë një fitore ndaj fqinjit të saj.

Vladimir Putin urdhëroi të premten një armëpushim 36-orësh përgjatë vijës së kontaktit për të respektuar Krishtlindjet Ortodokse të Rusisë dhe Ukrainës.

Një burrë 50-vjeçar vdiq në rajonin verilindor të Kharkivit si rezultat i bombardimeve të Rusisë, tha Oleh Sinehubov, guvernatori i rajonit.

Lajmi erdhi disa minuta pas mesnate në Moskë. /EO/

Read Previous

Mbi 1 mijë e 500 ankesa të dorëzuara te Avokati i Popullit, Qelaj thotë se u cenuan ndjeshëm të drejtat e njeriut

Read Next

Pas “bllokimit” në kanalin e Suezit rikthehet në qarkullim anija me 65,000 ton misër nga Ukraina