Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra të burgosur të tjerë të dielën, ka njoftuar ministria ruse e Mbrojtjes.
Kjo është faza e tretë e shkëmbimi të madh që vjen si rrjedhojë e marrëveshjes së arritur në bisedimet e 16 majit në Stamboll të Turqisë, raporton AP.
Ministria ka thënë se secila palë ka kthyer në shtëpi 303 ushtarë të tjerë, pasi secila kishte liruar gjithsej 307 luftëtarë dhe civilë të shtunën dhe 390 të premten.
Shkëmbimi është më i madhi në më shumë se tre vjet luftë.
Njoftimi erdhi disa orë pasi një sulm masiv rus me dron dhe raketa shënjestroi kryeqytetin ukrainas,
Kiev, dhe rajone të tjera në vend, për të dytën natë radhazi, duke vrarë të paktën 12 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Rusia ka goditur Ukrainën me 367 dronë dhe raketa, duke e bërë këtë sulmin më të madh ajror të luftës më shumë se tre-vjeçare, sipas Yuriy Ihnat, një zëdhënës i Forcave Ajrore të Ukrainës./koha.net/