Një fushatë tejet interesante ka mbërritur në qytetin e Cluj të Rumanisë, ku njerëzit po inkurajohen të zhvillojnë aktivitet fizik, në këmbim të një bilete falas për transportin urban.
Kështu, jepet efekt si në shëndetin e qytetarëve, ashtu edhe në xhepat e tyre.
Në bazë të njoftimeve nga autoritetet rumune, ky do të jetë vetëm vendimi i parë, i cili pritet të pasohet nga fushata të tjera.
Megjithatë, projekti i plotë po implementohet sa i përket linjës së transportit me autbosur urban, Cluj-Napoca, ku udhëtarët e kanë pritur shumë mirë gjithë gjënë.
Ata janë angazhuar për të zhvilluar ushtrimin përpara biletarisë automatike, e cila i filmon ata teksa bëjnë 20 ulje ngritje, të njohura në gjuhën e fitnesit si “squat”, për t’i rimbursuar më pas me biletën falas, e cila kushton 50 cent.
Aparatura po ashtu mat edhe këndin e ushtrimit, në mënyrë që ai të kryhet korrektësisht dhe të japë efekt tek personi që po e ushtron.
Bileta “e veçantë”, vlen për oraret e linjës, nga ora 05:00 deri në 23:00. /Albanianpost.com