Elon Musk planifikon të përgjysmojë çmimet e makinave Tesla

Elon Musk CEO i Teslas po planifikon të sjelli në treg një makinë të re elektrike, më të lirë, dhe e përballueshme për shumë konsumatorë.

Musk tha vitin e kaluar se ai kishte hequr dorë nga plani për të krijuar një makinë që do të kushtonte 25,000 dollarë, të njohur si Model 2, sepse nuk kishte ende teknologjinë e re të baterive që ishte paraqitur si një domosdoshmëri për makinat e lira.

Zgjerimi i tregut masiv shihet si jetik për qëllimin e Tesla-s për të rritur përdorimin e automjeteve në 20 milionë deri në vitin 2030. Aksionet janë rritur rreth 60% nga viti i kaluar deri më sot, por janë ende në gjysmën e vlerës së tyre maksimale në nëntor 2021.

Musk pritet të flasë për planin e tij të ri, të njohur si Master Plan Pjesa e Tretë, në një Ditë Investitori të mërkurën. Plani në fjalë përfshin zgjerimin e fabrikave dhe shpenzimet kapitale. Megjithatë, investitorët thuhet se janë të kujdesshëm, pasi Elon Musk shpesh ndryshon mendje në afatet e tij kohore të investime.

CEO i Tesla thuhet se tha se platforma e re e makinave mund të dalë në treg në vitin 2025, përsëri thuhet se ky afat është më i shpejtë për sa i përket kohës që duhet për të zhvilluar në automjet të ri në vite më e shpejtë se në industrinë e automobilave. /abcnews.al

Read Previous

Inflacioni i Eurozonës i kalon pritshmëritë në 8.5%

Read Next

Rumania me fushatë interesante: Bëj 20 ‘squats’, merr biletën e urbanit falas