Rudi: Qeveria nuk duhet të neglizhojë kërkesat tona

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë sot ka protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës. Ata kanë hedhur dhjetra mantela të bardhë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me mospërfshirjen e tyre në ligjin e pagave. Në këtë protestë kanë marrë pjesë edhe anëtarët e Sindikatës së Shëndetësisë së komunës së Gjakovës. Mirlinda Rudi kryetare e Sindikatës së Qendrës Kombëtare të Mjeksisë së Punës në Gjakovë tha se ajo është kthyer nga protesta dhe ka veshur prap mantelin e bardhë në mënyrë që ti shërbej popullit, por që kërkon nga qeveria e Kosovës që të mos ti neglizhojë kërkesat e tyre.

Ajo gjithashtu shtoi se deri në realizimin e kërkesave të tyre nuk do të ndalen së protestuari duke shtuar se gjatë kohës së kulmit të pandemisë kanë qëndruar edhe 24 orë duke i shërbyer pacientëve.

Në këtë protest sot u bashkuan edhe shumë sindikata të tjera dhe të gjitha me të njejtën kërkesë dhe që sa më shpejtë të ftohen nga qeveria e Kosovës për një dialog social.

Read Previous

Organizata Handikos në Gjakovë me kurse për vallëzim, aktrim dhe piktur

Read Next

Majmëria e leverdishme për fermerët e komunës së Gjakovës