Rubio: Hakmarrja e Iranit do të ishte gabimi më i keq ndonjëherë

Credit: REUTERS/Umit Bektas/Pool/File Photo

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka paralajmëruar Iranin se hakmarrja kundër forcave amerikane do të ishte gabimi më i keq që vendi ka bërë ndonjëherë.

”Ata janë plotësisht të cenueshëm. Ata nuk kontrollojnë hapësirën e tyre ajrore, ata nuk mund ta mbrojnë hapësirën e tyre ajrore. Ata as nuk mund t’i mbrojnë udhëheqësit e tyre”, tha Rubio për Fox News, pas sulmeve shkatërruese të SHBA-së në objektet bërthamore iraniane.

SHBA-ja shënjestroi lokacionet bërthamore të Iranit me gjashtë bomba shkatërruese bunker të hedhura në objektin Fordo me bombardues të fshehtë B-2, së bashku me dhjetëra sulme me raketa balistike të lëshuara nga nëndetëset në objektet Natanz dhe Isfahan.

Rubio tha se Irani duhet të “zgjohet” dhe të ndjekë zhvillimin legjitim të energjisë bërthamore mbi programet e armëve. Ai tha se oferta bërthamore e SHBA-së mbetet në tryezë dhe se ata janë “të përgatitur të flasin me ta nesër dhe të fillojnë të punojnë për këtë”. /ATSH-AA/

Read Previous

UEFA konfirmon datat dhe oraret e klubeve kosovare në garat evropiane

Read Next

Google prezanton “Audio Overviews”, përmbledhje me zë për rezultatet e kërkimit