Rruga “Skënderbeu” lëshohet përkohësisht për qarkullim

Ka kohë që qarkullimi për makina ishte ndaluar në rrugën “Skenderbeu”, punimet në këtë segment janë prolonguar dhe kjo ka shkaktuar irritim tek qytetarët. Ardhja e bashkëatdhetarëve e ka vështirësuar edhe më tej situatën në këtë pjesë. Ndalimi i qarkullimit poashtu ka qenë vështirë i përballueshëm edhe për bizneset përreth. Mirëpo këto punime sot pritet të përfundojnë, dhe kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme, pasi ndodhemi në fluksin e ardhjes së mërgimtarëve, kështu ka thënë drejtori i shërbimeve publike Shkumbin Kastrati.

Punimet për finalizimin e këtyre rrugëve pritet të fillojnë në fund të muajit gusht, dhe sipas drejtorit nuk do të kenë kosto shtesë, edhe pse për operatorët kjo ka qenë tejet e vështirë, pasi çmimet kanë pësuar rritje të madhe pas kryerjes së procedurave të kontraktimit.

Operatorët e kontraktuar për shtrimin e rrugëve vazhdimisht kanë kërkuar që të ndryshohen kontratat, mirëpo një gjë e tillë nuk është bërë.

Read Previous

Interesim i ulët i qytetarëve për tu vaksinuar

Read Next

Pas 36 vitesh në skenë, pensionohet aktorja e teatrit të Gjakovës Muradije Muriqi