Ka tash e 3 ditë që po mundohet të zgjidhë problemin e kanalizimit. Hysen Metaj nga fshati Skivjan po përballet me problemin e ujërave të zeza e tani që reshjet e shiut janë më të shpeshta këto ujëra kanë depertuar edhe në oborrin e shtëpisë së tij dhe kjo po i krijon shumë telashe.
Lidhur me këtë çështje ekipi i televizionit Syri ishte në drejtorinë për shërbime publike në komunën e Gjakovës. Nga aty morëm përgjigjen që deri në emërimin e drejtorëve të rinjë nuk do të mund të marrim asnjë informacion lidhur me këtë rast.