Rruga e asfaltuar para një viti, sot e shkatërruar në Berdosanë të Gjakovës

Tabela e këtushme tregon qartë kufizimin e shpejtësisë. Nuk lejohet më shumë se 30 km në orë, mirëpo problemet infrasrukturore tregojnë se duhet pasur kujdes gjatë ngasjes së makinës. Bëhet fjalë për njëren nga rrugët në fshatin Berdosnë të Komunës së Gjakovës.

Ekipa e Tv Syri ka pyetur edhe banorët e këtushëm lidhur me këtë rrugë, mirëpo prapa kamerës thonë se nuk ka më shumë se 1 vit që është shtruar kjo pjesë e fshatit. Prishjet e rrugës deri në këtë masë mund të dëmtojnë edhe makinat tjera që frekuentojnë këtë anë e jo vetëm të banorëve të fshatit.

Meqë emërimi i drejtorëve nuk është bërë akoma në Komunën e Gjakovës, mediumi ynë pas konstituimit të tyre do të pyes lidhur me rastin dhe do t’iu mbajë të informuar se si qëndron situata reale me këtë rrugë.


Read Previous

Kuvendi i Berishës hedh në votim të fshehtë shkarkimin e Bashës

Read Next

OBSH: Evropa përbën 65% të rasteve të Covid në botë