Rrotullohet me traktor, humb jetën një person në Gërqinë të Gjakovës

Një incident me fatalitet ku ka humb jetën një person ka ndodhur në një fshat të Gjakovës.

Një incident ka ndodhur në fshatin Gërqinë të Gjakovës, ku është rrotulluar një traktor dhe si pasojë një person ka humb jetën.

Rreth orës 14:00 viktima mashkull i moshës madhore, është gjetur pa shenja jete në një fushë në fshatin Gërqinë-Gjakovë, dyshohet si pasojë e rrokullisjes me traktor. Vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor, thuhet në raportin policor.

Read Previous

Shefi i CIA-s hyn për takime në AKI

Read Next

Tre të lënduar dhe dëme të konsiderueshme në aksidentin e ndodhur në magjistralen Gjakovë-Prizren