Fshati Shishman i komunës së Gjakovës po përballet me probleme të shumta e të cilat janë pjesë elementare për jetesë. Rrjeti elektrik është njëri ndër problemet kryesore që po i preukupon banorët e këtij fshati. Shtyllat tejet të dëmtuara dhe kabllot e zhveshura po paraqesin rrezik të madh për banorët e këtushëm, madje ata thonë se ditë më parë një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe këto pamje e tregojn këtë më së miri. Adem Kastrati tha se që nga viti 2005 ka bërë kërkesë në institucionet kompetente mirëpo nuk ka marrë asnjë pergjigje deri më sot.
Halle të tjera të këtyre banorëve janë edhe mungesa e kanalizimit po ashtu edhe pjesa e një rruge që ka mbetur e pa afaltuar. E një gjë e tillë po e vështirëson edhe më tepër jetesë këtu thonë ata.
Mes tjerash ata thanë se nuk kanë bashkëpunim me kryetarin e fshatit dhe pozita gjeografike e fshatit bënë që lagjet të jenë larg njëra tjetrës kështu që sipas tyre nuk mund të përfaqsëoj fshatin dhe ti dijë problemet e tyre dikush që banon 6 km larg kësaj lagje apo e njohur edhe si “Kodra e Trimave”.