Rritja e çmimit të produkteve bujqësore do t’u sjell dëme të mëdha bujqve.
Kështu është thënë nga Federata Sindikale e Bujqësisë dhe se ka rrezik që tokat të mbeten pa u punuar, e në fakt rreth 50% prej tyre kanë mbetur djerrinë.
Agron Beqaj nga fshati Rracaj është njëri nga bujqit e komunës së Gjakovës i cili kulturat bujqësore që i mbjellë i përdorë si ushqim për kafshët dhe një pjesë tjetër edhe për tregti. Ai u shpreh se këtë vit do ta ketë të vështirë ta zhvillojë këtë veprimtari me këto çmime të larta
Edhe pse kërkohet angazhim të pa ndërprerë, këtë punë ai e bënë me shumë përkushtim por që të ketë lehtësi duhet të ketë mbështetje institucionale e që sipas tij për këtë lëmi duhet të bëhet më shumë nga institucionet
Beqaj mes tjerash shtoi se bujqësia në Kosovë do të ketë rënie të dukshme nëse nuk do të ndërmerret diçka për zbritjen e çmimit të këtyre produkteve bujqësore.