Papunësia në vend, si pasojë edhe emigracionit në shkallë të gjerë ka rënë në nivelet më të ulëta në 3 dekada sipas Institutit të Statistikave, por e kundërta ka ndodhur te gratë.
Sipas INSTAT, te gratë dhe vajzat niveli i papunësisë në fund të qershorit arriti në 11.4 për qind, duke u rritur në krahasim me tre-mujorin e parë të vitit.
Hendeku gjinor vihet re edhe te niveli i pagave. Një grua u paguhet mesatarisht 51.7 mijë lekë, ose 6.6 për qind më pak sesa burrat.
Referuar të dhënave të INSTAT, shkalla e punësimit te gratë është vetëm 52.3 për qind nga 71 për qind te burrat.
Përfaqësues të shoqatave që kanë fokus gratë e akterë të tregut të punës, nënvizojnë se duhen miratuar strategji të posaçme, të cilat i kushtojnë vëmendje kryesisht forcimit ekonomik të gruas./A2news/