Vidhnin makina luksoze në BE për t’i shitur në Shqipëri

Policia e Tiranës ka shkatërruar grupin e shqiptarëve që trafikonin dhe tregtonin makina që kishin vjedhur në vendet e BE-së.

Për pasojë është arrestuar një 52-vjeçar, K.B si edhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për penalisht shtetasit K. T., 26 vjeç, D. P., 46 vjeç dhe E. K., 27 vjeç.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit R. SH., 29 vjeç, I. G., 32 vjeç, V. P., 25 vjeç, I. H., 34 vjeç dhe U. B., 44 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur kanë bërë ndërhyrje në automjetet e trafikuara, duke modifikuar numrat e shasisë apo paketat elektronike. Më pas automjetet i kanë shitur te persona të ndryshëm.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Luxury”.

Trafikonin dhe tregtonin mjete të vjedhura në vendet e BE-së, vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë, shpallen në kërkim 5 bashkëpunëtorët e tyre.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 6 automjete dhe 1 motomjet, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas trafikonin në vendin tonë, mjete të vjedhura në shtete të ndryshme të BE-së, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Luxury”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 52 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për penalisht shtetasit K. T., 26 vjeç, D. P., 46 vjeç dhe E. K., 27 vjeç.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. SH., 29 vjeç, I. G., 32 vjeç, V. P., 25 vjeç, I. H., 34 vjeç dhe U. B., 44 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 automjete dhe 1 motomjet, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur kanë bërë ndërhyrje në automjetet e trafikuara, duke modifikuar numrat e shasisë apo paketat elektronike. Më pas automjetet i kanë shitur te persona të ndryshëm.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/

Read Previous

Pasojat e pandemisë, mbi 10 milionë fëmijë të mbetur jetimë

Read Next

Rritet papunësia te gratë, hendeku gjinor vihet re edhe te niveli i pagave