Rritet papunësia te gratë, hendeku gjinor vihet re edhe te niveli i pagave

Papunësia në vend, si pasojë edhe emigracionit në shkallë të gjerë ka rënë në nivelet më të ulëta në 3 dekada sipas Institutit të Statistikave, por e kundërta ka ndodhur te gratë.

Sipas INSTAT, te gratë dhe vajzat niveli i papunësisë në fund të qershorit arriti në 11.4 për qind, duke u rritur në krahasim me tre-mujorin e parë të vitit.

Hendeku gjinor vihet re edhe te niveli i pagave. Një grua u paguhet mesatarisht 51.7 mijë lekë, ose 6.6 për qind më pak sesa burrat.

Referuar të dhënave të INSTAT, shkalla e punësimit te gratë është vetëm 52.3 për qind nga 71 për qind te burrat.

Përfaqësues të shoqatave që kanë fokus gratë e akterë të tregut të punës, nënvizojnë se duhen miratuar strategji të posaçme, të cilat i kushtojnë vëmendje kryesisht forcimit ekonomik të gruas./A2news/

Read Previous

Vidhnin makina luksoze në BE për t’i shitur në Shqipëri

Read Next

Rreth 7 familje në paralagjen Brekoc mbesin të ngujuar në shtëpi, shkak vërshimet