Ndryshimet klimatike të kohëve të fundit kanë ndikuar ne rritjen e rasteve të virozave, prej të cilave me të prekurit janë fëmijët. Pediatri në qendrën kryesore të mjekësisë familjare, Mark Frrokaj tha se disa nga simptomat virale janë komplikimet në traktin respirator dhe atë gastrointestinal, siç janë ethe, të vjella dhe dhimbje të fytit.
Frrokaj tha se të prekurve nga virozat ju nevojitet një tretman disa ditor në mënyrë që gjendja e tyre të përmirësohet me përjashtim të rasteve më të rënda që detyrimisht duhet të hospitalizohen.
Kujdesi i prindërve ndaj femijëve të tyre duhet të jetë i vazhdueshëm, duke i ushqer shëndetshëm, pa lënë anash lëngjet dhe vitaminat poashtu nuk preferohet qëndrimi në ambient të mbyllur për një kohë të gjatë.
Gjithë femijët që kanë simptoma apo shqetësime mund të paraqiten në QKMF dhe të marrin trajtimin e nevojshëm nga personeli mjekësor.