Rritet aktiviteti i vullkanit në Ishujt Kanarie, evakuime të reja

Banorët e tre vendeve në ishullin La Palma  në Ishujt Kanarie, të cilët kohët e fundit kërkuan të qëndrojnë në shtëpi për shkak të rritjes së aktivitetit shpërthyes të vullkanit Cumbre Vieja tani kanë marrë një urdhër evakuimi. Kjo mësohet nga mesazhet e shpërndara nga shërbimi i urgjencës në Ishujt Kanarie.

Urdhri zbatohet për Tajuya, Tacande de Abajo dhe pjesë të Tacande de Arriba, fraksione të komunës së El Paso. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje se sa është numri njerëzve të rinj që janë evakuuar.

Në orët e fundit aktiviteti i Cumbre Vieja është intensifikuar. Instituti Vullkanologjisë ka shpjeguar se një pikë e re shpërthyese është hapur në krahun e konit aktiv.

/A2news/

Read Previous

PDK viziton fshatrat Batushë dhe Molliq – KRONIKË ZGJEDHIORE

Read Next

Moti sot në Kosovë