Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon për herë të parë statistikat e Taksave Mjedisore, për vitet 2019-2021.
Në vitin 2021, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në vlerën 330 974 696 milionë euro, krahasuar me vitin 2020 ku ka pasur rritje prej 21.3%.
“Në vitin 2021, të ardhurat nga taksat e energjisë-akciza, kanë pasur rritje për 22,2%, krahasuar me vitin 2020 të ardhuat nga taksat e ndotjes kanë pasur rritje për 64,4%, krahasuar me vitin 2020 dhe të ardhurat nga transporti kanë pasur rritje për 14,1%, krahasuar me vitin 2020”, thuhet në raportin e ASK-së.
Struktura e të ardhurat nga taksat mjedisore sipas llojeve:
Sipas strukturës së të ardhurave nga gjithsej taksat mjedisore për vitin 2021, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 289 318 140 mil.euro, ose 87,4%, pasuar nga taksat e transportit me 39 828 802 mil.euro, ose 12,0%, taksat e ndotjes me 1 827 754, ose 0,6%.
Pjesëmarrja e taksave mjedisore në BP:
Në vitin 2021, përqindja e të ardhurave nga taksat mjedisore, e pjesëtuar me BPV ishte 4,16%.