Agjencia e Statistikave të Kosovë ka bërë të ditur se çmimet e disa artikujve bazë përsëri janë shtrenjtuar. Siç ka njoftuar kjo agjenci, ndryshimet janë vërenjtur tek vaji ushqimor, vezët dhe qumështi e një gjë të tillë e dëshmojnë edhe këto fotografi që kanë arritur në redaksinë tonë nga qytetarë të shumtë. Këto rritje qytetarët po i konsiderojnë si të pa përballueshme.
Javë më parë ASK po ashtu ka treguar se buka, vaji ushqimor, qumështi dhe energjia elektrike janë produktet me rritjen më të madhe të çmimeve.